Shqipëria renditet në vendin e 50-të, ndër vendet që e dinë më pak gjuhën angleze në Evropë

0
46

Shqipëria renditet në vendin e 50-të, apo ndër vendet që e dinë më pak gjuhën angleze në Evropë. Sa i përket pjesës tjetër të rajonit, Serbia renditet në pozita më të mira, duke u grupuar në grupin e shteteve që e dinë mirë, Maqedonia në grupin e Shqipërisë, ndërsa Kosova nuk figuron në listë.

Vendet nordike përsëri dominuan në renditjen e gjuhës angleze: Holanda u rendit e para, pasuar nga Suedia, Norvegjia dhe Danimarka. Zvicra mbetet në grupin e vendeve me aftësi “të larta” në gjuhën angleze, por EF vërejti një rënie të vogël në të gjitha rajonet e gjuhës gjermane. Ndërkohë, vendet e mëdha, si Spanja dhe Italia, janë renditur edhe më poshtë, 35, përkatësisht 36. Arabia Saudite, Kirgistani dhe Libia zunë pjesën e poshtme të renditjes.

Stimujt për të mësuar anglisht nuk kanë qenë kurrë më të mëdha se sa në ditët tona globale, thekson raporti. Dhe akoma, kërkesa për aftësi angleze tejkalon furnizimin. Sistemet e arsimit të themeluara si përgjigje të revolucionit të parë industrial ende nuk janë përshtatur me kërkesat e katërt.

Shkruaj nje koment