Shqipëria rrit çmimet, Maqedonia ngrin çmimet e produkteve bazë

Një lajm i mirë vjen për gjithë shqiptarët e Maqedonisë përpara përmbylljes së këtij viti. Qeveria ka miratuar vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë si bukës, sheqerit, miellit, vajit, qumështit, prodhime të mishit, djathit e të ngjashme.

Ngrirja e çmimeve do të vlejë deri më 31 janar 2022 dhe nëse paraqitet nevoja afati do të vazhdohet.

Ky vendim erdhi pasi Qeveria më 9 nëntor shpalli situatë të krizës në sektorin energjetik.

Ngrirja e çmimeve të produkteve bazë ushqimore, do të thotë se deri më 31 janar, tregtarët nuk do të kenë mundësi t`i rrisin çmimet e produkteve ushqimore, kurse çmimet e tyre për momentin janë;

Buka e bardhë   29 DEN

Sheqer 900 gr  40 DEN

Mielli TIP 400   47 DEN

Vaji   97 DEN

Qumësht Me Yndyrë 3.2%  52 DEN

Masa të ngrirjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore janë vendosur edhe në vendet fqinje.

Ndërkohë në Shqipëri paralajmërohet e kundërta, pra ngritja e çmimeve të produkteve.

Sektori i Transportit dhe ai shërbimeve kanë rritur në shifra rekord çmimet gjatë muajit tetor. Në të dhënave të publikuar për çmimet e muajit që lamë pas rezulton se çmimet janë rritur në çdo produkt konsumi dhe shërbimi, por kafenetë, restorantet mbajnë vendin e parë.

 Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin vjetor, për kategorinë e Kafe – restorante (catering), ishte 1.9% në tetor. Kjo është rritja më e lartë vjetore e çmimeve që prej 7 vitesh.  Konkretisht,  INSTAT konstaton se çmimi i kafesë në bare është rritur mesatarisht me 10 apo 20 lekë.

Sakaq, bëhet me dije se, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në  tërësi për muajin tetor 2021, arriti 102,7kundrejt muajit Dhjetor 2020. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2021 është 2,4 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,0 %.  Ndërsa ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin tetor 2021, krahasuar me shtator 2021 është 0,1 %.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment