Shqipëria shkëputi marrëdhëniet diplomatike, reagon Irani: Iu bashkuat komplotit të SHBA-ve dhe Izraelit

0
190

Vjen reagimi i Iranit pasi Shqipëria shkëputi marrëdhëniet diplomatike me të pas sulmeve kibernetike në vendin tonë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Ka’nani ka hedhur poshtë pretendimet e qeverisë shqiptare dhe tha se Ministria e Jashtme iraniane “e konsideron vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet politike me vendin tonë bazuar në pretendime të tilla të pabaza dhe se është një veprim i pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare”, shkruajnë mediat vendase.

“Si një nga vendet që ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e vendeve të tjera”, tha ministri iranian.

Ai tha se vendet e treta që

mbështesin terrorizmin kanë luajtur një rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë, duke ju referuar këtu Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme iraniane thuhet se deklaratat e menjëhershme t

ë regjimit të SHBA-së dhe Izraelit pas njoftimit të Shqipërisë tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit.

Deklarata më tej vuri në dukje strehimin e Shqipërisë për muxhahedinët në Manzë dhe shprehukeqardhjen që Tirana ishte ndikuar në vendimet e saj të papërshtatshme nga palë të treta.

Shkruaj nje koment