“Shqipëria të qëndrojë krah Kosovës”, Basha: Të braktiset çdo axhendë për keqpërdorim personal

0
140

Në një prononcim për gazetarët pas takimit me kryetarin në detyrë të PDK-së Enver Hoxhaj, kryedemokrati Lulzim Basha bëri thirrje për unifikim, duke kërkuar që të braktisur çdo axhendë për keqpërdorim personal të sfidave me të cilat përballet Kosova.
Ai shtoi se Shqipëria duhet të jetë në krah të Kosovës në këto momente të vështira.
“Sot kemi diskutuar për sfidat ku ndodhet Kosova. Sfida të përbashkëta. Kontributi më i madh që Shqipëria do të japë është të qëndrojë në krah të Kosovës duke bërë thirrje për një qëndrim të unifikuar, duke braktisur çdo axhendë për keqpërdorim personal të sfidave me të cilat përballet Kosovva dhe duke unifikuar vullnetet tona. Duke avancuar procesin integrues të Kosovës. Duke insistuar në njohjen e ndërsjelltë si parakusht për proceset integruese, anëtarësimin në NATO dhe BE” , deklaroi Basha.
Ai shtoi se PD do të ketë vullnetin dhe gatishmërinë për një bashkëpunim më të thellë mes dy vendeve.
“Kam garantuar se unë dhe PD, sot dhe pas 25 prillit do të japim mbështetje totale për Kosovën. Folëm për sfidën e përballjes me Gjykatën Speciale. Një proces që nuk mund të kthehet si gjykim ndaj luftëtarëve” , tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here