Shqipëria vendi i parë për prodhimin dhe trafikimin e kanabisit në Europë

0
136

Shqipëria ishte vendi i origjinës së shumicës së marihuanës për tregjet italiane dhe evropiane në 2017, sipas një raporti të publikuar javën e kaluar nga departamenti qendror i shërbimeve kundër drogës në Itali.

“Importet e marihuanës nga Shqipëria janë rritur ndjeshëm, duke arritur një evidencë të konfiskimeve prej mbi 90 ton në 2017, krahasuar me 41 ton në vitin 2016”, thuhet në raportin vjetor, i cili shton se “tendenca e konfiskimit në Itali lidhet me kultivimin e marihuanës në Shqipëri. ”

Për më tepër, raporti përmend se viti 2017 shënoi rastin e “kapjes më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë në rajonin e Marches, e barabartë me tetë ton marihuanë që ishin destinuar për në Evropën Veriore “.

“Klanet shqiptare kanë treguar se ata kanë aftësi në rritje të menaxhimit të kultivimin dhe trafikimin e marihuanës” – vazhdon raporti.

Sipas dokumentit italian të anti-drogës, shqiptarët përdorin bimë shumë produktive dhe metoda gjithnjë e më të larmishme për të fshehur, rritur dhe transportuar drogën në bregdetin italian.

Në bazë të të dhënave të publikuara, është e qartë se bandat e shqiptarëve renditen të parët në rrjetet e trafikantëve të huaj të drogës të përfshirë në veprimtari kriminale, me gjithsej 25 nga 94 rrjetet.

Megjithatë, grupet kriminale shqiptare nuk e kufizuan aktivitetin e tyre ndaj trafikimit të marijuanës. Raporti, në fakt, gjithashtu mbështet shqetësimin se “së bashku me ndrangheta në Kalabri, e cila në sajë të një rrjeti të lidhjeve të ndërlikuara ndërkombëtare ende ka një rol kyç në trafikimin e kokainës në Itali, disa grupe të kriminelëve të huaj kanë dalë në dritë, si marokene, nigerianë dhe shqiptarë. Në veçanti, këta të fundit, duke shfaqur dëshmi për një kërcim cilësor në aftësitë e tyre operative, konkurrojnë me grupe të tjera kriminale për kontrollin e segmenteve të trafikut në Itali dhe menaxhimin e rrjeteve të shpërndarjes në territorin kombëtar të substancave kryesore narkotike “.

Në një deklaratë, ministria e brendshme shqiptare iu përgjigj raportit italian kundër drogës, duke e vlerësuar atë si spekulative dhe me të meta.

“Lidhur me raportin e shërbimit anti-drogë italiane, Ministria e Brendshme dëshiron të sqarojë: Shqipëria nuk është më në listën e kultivuesve të kanabisit, siç konfirmohet nga raporti i monitorimit të ajrit të kryer nga Guardia di Finanza italiane, në fund të vitit të kaluar. Kjo është një betejë e fituar në 2017 që po konsolidon këtë vit ku po implementojmë protokollin operacional për fluturimet ajrore, duke monitoruar territorin së bashku me policinë italiane dhe BE.

Siç është njohur gjithashtu, viti 2016 ishte një vit sfidues për shumë arsye; puna e ministrisë dhe e policisë së shtetit nuk ka rezultuar efektive në parandalimin e kultivimit të kanabisit. Megjithatë, e gjithë kjo nuk mund të krahasohet me dimensionet shqetësuese të fenomenit para vitit 2013, siç theksohet nga raportet e Guardia di Finanza.

Kjo është arsyeja pse, pas shqyrtimit të kujdesshëm, qeveria miratoi planin kombëtar antikannabbis 2017-2020, me përfshirjen e të gjitha institucioneve dhe ndihmës ndërkombëtare. Për më tepër, policia e shtetit ka rritur bashkëpunimin me partnerët e saj, kryesisht me Italinë në operacione të përbashkëta për të identifikuar dhe shtypur rastet e trafikut të drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here