Shqiptarët ikin , Ukrainasit strehoen në Shqipëri

0
198

Të paktën 351 shtetas nga Ukrainë janë strehuar në vendin tonë që nga nisja e luftës ruse.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim me ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov. Sipas Çuçit, shtetasve ukrainas në Shqipëri iu është ofruar mbrojtje e përkohshme.

“Aktualisht në Shqipëri po qëndrojnë 351 shtetas nga Ukraina, të cilëve iu është dhënë mbrojtja e përkohshme sipas kuadrit të plotë ligjor që ne kemi për azilin. Të tjera masa lehtësuese për hyrjen dhe qëndrimin e tyre do të miratojmë në vijim nëse është e nevojshme, për t’ju gjendur pranë atyre që largohen nga konflikti”, tha Çuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here