Shqiptarët janë konsumatorë të mëdhenj të kafesë, dhe këtë e tregojnë të dhënat e importit të këtij produkti të çmuar.Ndërkohë të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se një shqiptar tashmë konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në vit.Të dhënat shkencore tregojnë se pirja e një filxhani kafeje me stomak bosh i shkakton organizmit një dëm të konsiderueshëm.Kur stomaku është bosh, kafeja çliron acid hidroklorik që rrugëton në të gjithë sistemin tretës.Ky acid është i papranueshëm dhe agresiv për stomakun.Kur këto të fundit nuk treten dhe shpërbëhen siç duhet në sistemin tretës, i çelin rrugën shumë problemeve të tjera shëndetësore.Këto probleme janë: irritimi i mukozës në stomak, fryrje, inflamacion të zorrëve madje edhe shtim i qelizave të dëmshme në aparatin tretës.Ekspertët thonë se periudha më e mirë për të pirë kafenë është rreth një orë pas zgjimit.Gjatë kësaj kohe, ju duhet të konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe më pas t’i dorëzoheni kënaqësisë së kafesë.