Shqiptarët jetojnë më gjatë në Ballkan, por më pak se europianët

0
56

Një grua pritet që të jetojë mesatarisht tre vite më shumë se një burrë i lindur në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat pritshmëria e jetëgjatësisë së një burri shqiptar në 2017-n ishte 77.1 vite përkundrejt jetëgjatësisë prej 80.1 vite së një gruaje.

Mesatarisht një njeri i lindur në Shqipëri pritet që të jetojë deri sa të mbushë 78 vite e 6 muaj. Prej 2013-s, treguesi i jetëgjatësisë në linje në Shqipëri është vlerësuar në rritje. Në 2013-n jetëgjatësia në lindje në Shqipëri përllogaritej mesatarisht me 77.9 vite, ku te burrat pritshmëria ishte prej 76 vite jetë, kurse te gratë 80.1. Kjo reflekton se edhe hendeku i jetëgjatësisë në lindje sipas gjinisë në Shqipëri po ngushtohet.

Në Europë Shqipëria renditet e 26 nga 44 vende, duke lënë pas vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, por mbetet pas shteteve të zhvilluara të Europë. Kështu jetëgjatësia mesatare në lindje në Malin e Zi përllogaritet të jetë 76.6 vite, dhe po aq në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi.

Megjithatë, jetëgjatësia në lindje në Shqipëri rezulton të jetë më e ulët se në Bashkimin Europian. Sipas Eurostat jetëgjatësia në lindje në 28 vendet e BE-së përllogaritet të jetë 80.9 vite, ku jetëgjatësia te burrat është 78.3, ndërsa te gratë 83.5.Mesatarisht, burrat kanë tendencë të jetojnë 5.4 vjet më pak se gratë në BE.

Në rajonet e BE-së, Comunidad de Madrid dhe Inner London – West regjistruan jetëgjatësinë më të lartë të jetës së burrave në 82.0 vjet gjatë periudhës 2015-2017, duke u ndjekur nga rajonet në Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në anën tjetër, jetëgjatësia më e ulët e jetës mashkullore gjatë lindjes është regjistruar në Lituaninë qendrore dhe perëndimore (Vidurio ir vakarų Lietuvos regionas, 69.7 vjet), e ndjekur nga rajone të tjera të vendosura në Shtetet Anëtare të Balltikut, Bullgaria, Hungaria dhe Rumania.

Shkruaj nje koment