Shqiptarët më dembelët në Evropë

0
167

Sipas Institutit të Statistikave ,shqiptarët janë më dembelët në Europë përsa i përket aktiviteti fizik (ecje, biçikletë, joga dhe aktivitete të tjera).
Lista e qyteteve, nga ata me më më shumë aktivitet deri te qytetet ku mungon aktiviteti fizik, vijon kështu:

  1. Tirana
  2. Vlora
  3. Elbasani
  4. Gjirokastra
  5. Fieri
  6. Dibra
  7. Berati
  8. Korça
  9. Lezha
  10. Shkodra
  11. Kukësi
  12. Durrësi
    Vrapi redukton rrezikun nga kanceri, zvogëlon rrisqet e sëmundjeve kardiovaskulare, parandalon obezitetin dhe mbipeshën, ndihmon në tonifikimin e muskujve si edhe ndikon pozitivisht në shëndetin mendor. Thënë këto për të theksuar faktin që mungesa e aktivitetit fizik shoqërohet me sëmundje që çojnë deri në vdekje të parakohshme.
    Nisur nga faktorët e mundshëm që mund t’i mbajnë shqiptarët larg aktivitetit fizik (si mungesa e kohës, informacionit apo parave), ekspertët këshillojnë një zgjidhje, që kursen kohë dhe po ashtu nuk kërkon burime financiare, siç është rasti i palestrave apo kurseve të tjera të aerobisë, joga dhe jo vetëm.
    Njerëzit që vrapojnë 50 minuta në javë kanë të njëjtat përfitime sa ata që vrapojnë më shumë se 3 orë. Saktësisht 50 minuta në javë janë afro 7 minuta vrap/ecje e shpejtë në ditë.
    Në një studim të universitetit të Iowa, sipas Yahoo, katër vite më parë, udhëheqësit e kërkimit shkencor u shprehën se 30 deri në 60 minuta vrap në javë ndikon në rritjen e jetëgjatësisë, cilësisë së jetës dhe ka përfitime të ngjashme shëndetësore me ata që vrapojnë më shumë.
    Nëse vraponi të paktën 30-60 minuta në javë, reduktoni ndjeshëm rrezikun nga vdekja e parakohshme dhe sëmundjet e zemrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here