Shqiptaret ndalohen te hyjne ne Shqiperi…

0
171

Skerdilaid Sulozeqi/

Me dhjetra qytetare shqiptare te mbetur prej dy-tre ditesh ne pikat doganore ne Kakavije dhe Kapshtice ne kufirin e gjelber.

Jane gdhire jashte ne te ftohte, pa ushqim.

Te tjere si ky djali kane bere me dhjetra ore rruge ne kembe.

Kjo eshte pa justifikueshme, e turpshme dhe shume e rende per shtetin tone te dobet e te kalbur, por pervec kesaj cinik deri ne palce, qe nuk lejon te aferm te shkojne t’i marrin, apo nuk lejon taksi t’i transportojne, apo struktura shteterore polici, apo ato te transporteve per t’i derguar ne shtepite e tyre, e me e keqja eshte qe nuk lejohen te hyjne ne vendin e tyre sepse lartmadhnia me demek ka mbyllur kufijte.

Kjo eshte fytyra e vertete e kryeministrit dhe qeverise. Nuk mund te lihen ne meshire te fatit me dhjetra shqiptare!

Nul ministria e jashtme, nul ministria e Llesh kimikut, nul ministria e koncesioneve-shendetesise, te cilet ne kete rast kane shkelur me te dyja kembet Kushtetuten dhe ligjin.

Te pakten t’ju sigurojne transportin dhe te vete karantinohen.

S’ka ligj ne bote qe nje shtet ndalon qytetaret e vet te rikthehen ne vend te vet dhe ne banesat e tyre.

Ja cfare thot Kushtetuta, Neni 8:

Shkruaj nje koment