Shqiptarët rezultojnë të jenë ndër popujt më të stresuar në botë

0
148

Shqiptarët rezultojnë të jenë ndër popujt më të stresuar në botë. Një sondazh i kryer nga Gallup ka dalë në përfundimin se shqiptarët janë populli i katërt më i stresuar në botë, duke u renditur më keq edhe sesa vendet afrikane apo ato të përfshira nga luftrat. Në vitin 2018 më shumë se 55% e shqiptarëve janë ndjerë të stresuar.Sipas Gallup, populli më i stresuar i botës që prej vitit 2012 vazhdojnë të jenë grekët, ndërsa dy vendet e tjera të vetme më të stresuara se Shqipëria janë Filipinet dhe Tanzania. Përfundimet e sondazhit konfirmojnë se shqiptarët nuk vuajnë vetëm gjendjen e vështirë ekonomike, por edhe atë shpirtërore ku në rang global dy faktorët kryesorë të stresit janë gjendja ekonomike dhe pasiguria për të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here