Shqiptari plagos me armë vëllanë e ish të dashurës

0
125

Një konflikt ka çuar në përdorimin e armëve të zjarrit në një familje shqiptare në Greqi.

Mësohet se një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri drejt drejt një makine, brenda së cilës ndodhej ish e dashura 26 vjeçare nga Shqipëria, vëllai i saj 20-vjeçar dhe një shtetas grek, 30 vjeç.

Mediat e huaja raportojnë se nga të shtënat ka mbetur i plagosur vëllai i vajzës dhe 30-vjeçari.

26 vjeçarja shqiptare ka një fëmijë me 36 vjeçarin, dhe dyshohet se pas ndarjes shkak i mosmarrëveshjeve ka qenë fëmija por ende nuk është konfirmuar asgjë nga autoritetet greke.

Policia greke ka shpallur në kërkim shqiptarin, ndërsa dy të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shkruaj nje koment