Shtimi në peshë shkak për prekjen nga kanceri

0
51

Të rriturit që gradualisht shtojnë në peshë kanë një rrezik të shtuar të prekjes nga kanceri. Ata janë 50% më të rrezikuar sesa ata që kanë mbajtur një peshë konstante gjatë moshës madhore. Ky është rezultati i një studimi të Këshillit të Kancerit të Victoria-s, i cili ka analizuar pasoi 30 500 të rritur për një periudhë rreth 30-vjeçare, duke studiuar lidhjen midis matjes së indeksit të masës trupore në moshë madhore dhe incidencës së kancerit të lidhur me obezitetin. Sipas studimit, ata që kanë marrë peshë me kalimin e moshës janë 30 % më të rrezikuar të preken nga një ose më shumë se 13 llojeve të kancerit, ndërsa për ata që bëhen obezë, rreziku rritet deri në 50%. Llojet e kancerit që lidhen më shumë me shtimin e peshës janë ato që prekin ezofagun, gjoksin, etj. mëlçinë, fshikëzën e tëmthit dhe tiroiden, krahas atij të pankreasit, vezoreve, mielomës së shumëfishtë, kancerit të stomakut, etj. Një nga format më të rrezikshme të shtimit të peshës ka të bëjë me dhjamin që formohet rreth organeve të trupit. Kjo sepse nuk mjafton humbja e peshës për ta reduktuar, por duhet edhe aktivitet fizik.

Shkruaj nje koment