Shtohen dërgesa e emigrantëve drejt Shqipërisë, rriten ndjeshëm edhe investimet direkte

0
37

Emigrimi i lartë i shqiptarëve e ka edhe një ndikim pozitiv për vendin.

Sipas raportit të bankës së Shqipërisë, pas hapjes së kufijve të vendosur prej pandemisë koronavirus, dërgesat me para në mbështetje të familjeve që kanë lënë në Shqipëri kanë vijuar të rriten ndjeshëm.

Në periudhën tetor deri në dhjetor të vitit të shkuar ata kanë nisur drejt Shqipërisë rreth 250 milionë euro me një rritje prej 8.3 për qind krahasuar me tre mujorin e mëparshëm.

Madje sipas tabelës duket se prej vitit 2020 deri në 2021 dërgesat ranë në 170 milionë euro, kjo edhe për shkak të vështirësive ekonomike të krijuar në mjaft vende të botës.

Shkruaj nje koment