Shtohen katet pa leje mbi pallatet e Tiranës, banorët heshtin

0
197

Nga Gent Kaprata/

Ndersa shqiptaret po merren me gjera te medha Kombetare dhe nderkombetare, deri ne globale; nje fenomen eshte rikthyer fuqishem ne Tirane! Banoret e kateve te fundit po bejne edhe nga nje apo dy kate shtese pa leje, mbi 9- 12 katet qe ka dhene lejen bashkia! Bashkia apo qeveria nuk ka si reagon sepse eshte e dukshme qe feudalet e vegjel kane mbyllur syte dhe kane marre zarfin!Po banoret!!! Ata nuk reagojne se po zgjidhin çeshtje te medha Kombetare she globale. Ta leme faktin se shtesat e katit behen mbi tarracen qe eshte ne bashkepronesi te te gjitheve. Ta leme faktin se ashensori ku po ngjiten dhjetera tonelata inertesh eshte gjithashtu ne bashkepronesi. Ta leme faktin se cdo apartementi ekzistues I bie vlera me 10-15% per çdo kat shtese, se ne nje pallat me 9 apo 10 kate apartamenti nuk kushton njesoj me nje ne nje pallat me 12 apo 14 kate. Ne fund jane thjeshte para’, po dreqi e morri a kane frike keta njerez per jeten e femijeve te tyre!!! A e kuptojne se natyra nuk te kursen pafundesisht! Dy termete vitin qe kaloi, she shqiptaret nuk kuptuan asgje! Sidoqofte, kur te cahet, te shtremberohet apo te bjeri pallati do kene te drejten te shajne politiken.

(Foto Ilustruese)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here