Shtohen rastet e vjedhjes në Gjirokastër, policia nuk jep detaje

0
105

Dy shtetas të identifikuar me inicialet D.Ll dhe I.B janë ndalaur nga policia e GJirokastrës me akuzën e “Vjedhjes në bashkëpunim”.
Ata kanë vjedhur banesën e shtetasve P.R dhe A.M, banues në Gjirokastër, nga ku kanë marrë disa bizhuteri.
Po kështu kanë tentuar të vjedhin edhe një tjetër banesë, të shtetases L.H, banuese po në Gjirokastër.
Policia nuk jep detaje për këto ngjarje dhe as moshën apo vendlindjen e autorëve, por burime nga prokuroria pohojnë se së fundmi ka një shtim të rasteve të vjedhjeve në qytetin e Gjirokastrës.
Autorët e ndaluar, që janë nën hetimin e prokurorisë, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në qytet.

Shkruaj nje koment