Shtohen rastet me diabet në Gjirokastër

0
147

Diabeti po prek gjithnjë e më shumë persona, duke rritur në mënyrë të frikshme numrin e personave të prekur nga kjo sëmundje.

Në Gjirokastër ,raste të personave me diabet shënohen cdo ditë , duke arritur në dy apo tri raste për ditë ,përfshirë edhe mosha të vogla.

Në ditën botërore kundër diabetit, vijnë shifra shqetësuese të personave të prekur nga kjo sëmundje .Përveç rasteve që konstatohen si sëmundje nuk kanë munguar as rastet kur personat kanë qenë në fazën e efekteve dhe pasojave të kësaj sëmundje, pra në një fazë të avancuar të sëmundjes, çka tregon për neglizhencën e treguar në mos kontrollin periodik shëndetësor. Kequshqyerja, mungesa e aktivitetit fizik dhe trashëgimia janë ndër shkaqet kryesore të përhapjes së kësaj sëmundje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here