Shtrenjtohet kura anti-COVID dhe barnat antivirale, Basha propozon 4 masa urgjente

0
168

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka parashtruar për Qeverinë, katër masa urgjente që duhen ndërmarrë për të mos lejuar mungesën e medikamenteve në treg dhe koston e tyre të lartë të përkeqësojnë situatën e pandemisë në vend. Në takimin me Urdhrin e Farmacistëve, ku u mësua se dozat e Remsedevirit kushtojnë tani deri në 1200 euro, kryetari i opozitës tha:
Basha: E para, kosto e përballimit të kurës së plotë është shumë e lartë për njerëzit. Shumë e lartë për të gjtihë.
E dyta, kemi informalitet në protokollin e mjekimit. Pra, për të ndihmuar njerëzit po jepen ilaçe që nuk janë legalizuar dhe janë bërë pjesë e një protokolli informal.
E treta kemi një mungesë të theksuar në depo të medikamenteve antivirale. Këto janë tre problemet.
Zgjidhjet që ne kemi propozuar, që ne ndajmë dhe ndoshta kërkojmë de qëndrimin tuaj zyrtar, e para: Rimbursim i plotë i paketës anti-Covid për të sëmurët ambulatorë që trajtohen në shtëpi dhe është plotësisht e përballueshme.
E dyta, paketa të jetë tërësisht e legalizuar, pra të jepet paketa e importit ose të regjistrohet si barna të njohura në sistemin shqiptar këto barna antivirale që po futen në Shqipëri me çmim shumëfish, kontrabandë.
Farmacisti: Mua më thonë që po futen edhe më shtrenjtë, 250 euro…
Basha: E treta, pasi të jetë komunikuar kjo, që këto barna do të rimbursohen dhe do të legalizohen nga shteti, t’u kërkohet importuesve të krijohet stoku urgjent sepse më thonë se edhe magazinat e farmacive po boshatisen nga barnat antivirale.
E katërta, çështja e vaksinave. Është humbur shumë kohë por prapë jemi në kohë për një vaksinim masiv të popullsisë të subvencionuar nga shteti. Këto janë aktor pikat kryesore që mund të deduktoj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here