Shtyhet afati, kujt i ka skaduar karta zgjedhësit ID lejohet të votojë më 14 maj

0
100

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi shtyrjen e afatit të dokumenteve të identifikimit për shtetasit shqiptarëve të cilëve iu skadojnë më 14 maj, ditë kur mbahen zgjedhjet vendore.

Çuçi tha për gazetarët se vendimi i marrë në konsultim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vjen për shkak të shqetësimeve që kanë shprehur partitë politike, për numrin e madh të dokumenteve që kishin skaduar ose skadonin deri më 14 maj.

Me vendimin e Këshillit të Ministrave, çdo shtetas shqiptar mund të votojë më 14 maj pavarësisht skadencës.

“Sot miratuam vendimin për shtyrjen e afatit për dokumentet e identitetit të shqipatërve të cilat skadojnë më 14 maj. Është një shtytje që vjen si rezultat i një konsultimi me KQZ-në që mbart shqetësimin e partive politike, duke parë numrin e madh të dokumenteve që skadojnë deri në datrën 14 maj. Vendosëm të shtyjmë afatin dhe në këtë mënyrë të gjithë shtetasit mund të votojnë në datën 14 maj pavarësisht se dokumenti i tyre ka skaduar”, Çuçi.

Shkruaj nje koment