Shtyhet nisja e vitit te ri shkollor

0
171

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë njoftimin e rëndësishëm lidhur me nisjen e vitit shkollor 2021-2022. Përmes një konference për mediat, ministrja Kushi tha se ky vit shkollor nuk do të nisë më 13 shtator, por më 27 shtator 2021.

“Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021. Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore. Faleminderit dhe suksese të gjithëve!”- shprehet ministrja në statusin e saj në rrjetin social.

Po ashtu, ministrja e Arsimit k bërë me dije se gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here