Shuhet frontmeni i grupit të parë muzikor në Gjirokastër në fillimvitet ’90

0
149

Bota e muzikës në Gjirokastër, ka humbur një prej emrave të njohur mjaft aktiv në vitet ’90.

Bëhet fjalë për Artur Bimin 50 vjecar, i cili humbi jetën dy ditë më parë në Greqi.

Sipas familjarëve të tij, Artur Bimi muzikanti që luante në shumë instrumente muzikorë si kitarë, bateri, tastierë, apo dhe kompozues, ka qenë i sëmurë kronik me diabet dhe mësohet se ka ndërruar jetë në kryeqytetin grek ku dhe jetonte prej vitesh.

Në fillim të viteve ‘90 Artur Bimi së bashku me të vëllanë e tij binjak Armand Bimi, formuan formacionin muzikor “Mall” dhe ishte grupi i parë muzikor që dha shfaqje me këngë dekadente fill pas rënies së sistemit komunist në qytetin e Gjirokastrës.

Gjirokastra humbi një prej emrave profesionistë të muzikës së lehtë.

Ndërkohë Jugunews.net i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here