Shuhet zjarri ne Palokaster

0
170

Zjarri në fshatin Palokastër, Gjirokastër është shuar. Ditën e djeshme aty u aktivizuan dy vatra të mëdha zjarri. Flakët janë vënë nën kontroll gjatë natës. Rreth 5 ha tokë është shkrumbuar nga zjarri.

Nën kontroll janë vënë dhe flakët në Lunxhëri. Zjarri që u aktivizua ditën e djeshme ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme, rreth 50 ha kullota dhe drurë frutorë sidomos në fshatrat Qesarat, Dhoksat dhe Valare.

Puna e zjarrfikësve ka qenë e vështirë për shkak të terrenit të vështirë. 30 forca zjarrfikëse 20 të ushtrisë u angazhuan për të shuar zjarret në Gjirokastër.

Zjarrvënia dyshohet se ka qenë e qëllimshme dhe nga informacionet e paraparake për mediat, policia e Gjirokastrës ka identifikuar dy prej autorëve dhe pritet arrestimi i tyre

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here