Si do garojë opozita? Basha: Të bashkuar, do maksimizojmë çdo votë

0
147

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi në Çim Peka LIVE se opozita do të garojë e bashkuar në zgjedhje.
“Opozita është e bashkuar dhe do paraqitet e bashkuar në zgjedhje për t’i dhënë formë dhe përmbajtje aspiratës shqiptare për ndryshim. Opozita do bëjë maksimalizimin e votës dhe potencialit të saj. këtë do e bëjmë në koordinim me të gjithë partitë aleate. Ky ëshët bashkimi më i madh i forcave politike, që është bashkimi i një aleance më të madhe qytetare,” tha Basha.
Sipas tij, opozita nuk do të lejojë që asnjë votë qytetare të shkojë dëm.
Basha nuk u përgjigj direkt nëse do ketë një listë apo dy lista nga opozita në zgjedhje, por tha se do maksimizohen votat.
“Edhe me ndryshimet që ka bërë opozita do të bëjë maksimalizimin e votës së saj me format dhe mënyra që po i çojmë drejtë konkludimit me të gjithë partnerët tanë. Me LSI dhe aleatët e tjerë. Listat janë teknikalitete dhe ne nuk do të lejojmë që shumica e shqiptarëve që e duan ndryshimin të privohen nga e drejta për të votuar” .
“Rama është pakicë edhe brenda socialistëve. Opozita do ta maksimizojë votën e saj përmes strategjisë më të mirë dhe me bashkimin më të madh të forcave politike. Ne nuk do të lejojmë që asnjë votë të shkojë kot.
As unë dhe asnjë nga aleatët e mi nuk do të ndalet për të garantuar atë që shqiptarët duan: largimin e Edi Ramës dhe ndryshimin. Natyrisht vendimi do kalojë përmes një dialogu të hapur dhe pa paragjykime. Ne nuk do të bëjmë kalkulime personale pasi kemi vetëm një aspiratë: t’i japim zë ndryshimit,” tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here