Si do te jete levizja ne kufirin greko-shqiptar, rregullat e reja

Duke nisur nga dita e sotme deri më 8 korrik lëvizja në kufirin greko-shqiptar do të jetë me këto masa në fuqi:
Udhëtarët duhet të jenë të pajisur me Testin e shpejtë të kryer (48) orë para nga laboratorët e referencës të vendit të origjinës ose tranzitit, laboratorëve publikë ose privatë të këtij vendi, me kusht që këta laboratorë të jenë të certifikuar nga autoriteti certifikues i vendit dhe të ketë një certifikatë të diagnozës së mësipërme, në Greqisht, Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht ose Rusisht, e cila përfshin emrin e personit, siç paraqitet në pasaportë.Kontrolli shëndetësor ka të bëjë edhe me fëmijët mbi 12 vjeç. Kushdo që udhëton në Greqi duhet të ketë:
Plotësuar formularin e hyrjes në PLF në adresën elektronike https://travel.gov.gr 2) Certifikata e vaksinimit ose testi negativ i PCR (72 orë) ose testi i shpejtë (48 orë) ose certifikata e sëmundjes ose diagnoza pozitive, e vlefshme për 2 deri në 9 muaj. Sipas publikimit të vendimit nr. Δ1α / ΓΠ.οικ. 41221 (Gazeta e Qeverisë 2878 B / 01-07-2021) me titull: Kushtet për hyrjen në vend për të kufizuar përhapjen e koronavirusit COVID-19, i cili është i vlefshëm deri më 8 korrik 2021, tavani ditor dhe orari i punës në pikat e kalimit do të jenë:

Dogana e Kakavijes: E hapur 24 orë dhe pa kufizim në numrin e udhëtarëve nga 1500 që ishin mëparë
Dogana e Qafë Botës: 250 persona (nga 8:00 deri në 16:00)
Dogana Kapshticës: E hapur 24 orë dhe pa kufizim në numrin e udhëtarëve.

Dogana Tre Urat mbetet e mbyllur.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment