Si do të rinisin linjat ajrore

Pruri në shqip Elviana Skënderi/

Aviacioni është industria më globale e industrive. Ajo punëson miliona njerëz, nënkupton jetesën e dhjetëra miliona njerëzve dhe vepron si pjesë e sistemit nervor qendror të biznesit ndërkombëtar. Megjithatë, pjesa më e madhe e kësaj industrie është mbyllur si pasojë e pandemisë. Numri i fluturimeve ditore ka rënë me 80% që nga fillimi i vitit dhe në disa rajone këto janë pezulluar. Industria është gati në gjendje mbijetese me linjat ajrore, aeroportet dhe firmat e ndryshme të dëshpëruara për të ruajtur rezervat e tyre të parave, ndërsa burimi i të ardhurave momentalisht nuk po prodhon.

Komapania mbi British Airways ka lajmëruar të marten që do të largojë nga puna 42,000 punonjës dhe se nuk pret rikthimin e kërkesës së pasagjerëve si në vitin 2019 për disa vite. Diku tjetër, Easyjet ka pushuar një pjesë të ekuipazhit të kabinës, rreth 4000 punonjës të kabinës për 2 muaj. Kompania Qantas ka pezulluar 20000 punonjës. Ndërsa 700 pilotë të American Airlines kanë rënë dakord të marrin pensionin e parakohshëm.

Dhe në këtë situate, vëmendja po zhvendoset dalëngadalë drejt të ardhmes dhe se si linjat ajrore në gjithë botën po përpiqen të rikthehen në normalitet. Sigurisht që ka sfida logjistike. Avionët duhet të jenë të përgatitur për fluturim dhe aeroportet duhet të bëhen gati. Programet duhet të hartohen dhe duhet të ketë një staf në të gjithë procesin. Por asnjë nuk është ende i sigurtë se kur do të nisin fluturimet dhe se në çfarë kushtesh do të zhvillohet gjithçka. Momentalisht janë rreth 17000 avionë të ndaluar në aeroportet në gjithë botën. Kjo përfaqëson gati dy të tretat e flotës ajrore globale.

Edhe pse nuk janë në lëvizje, këto mjete kanë nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme. Disa do të mbahen për përdorim të menjëhershëm. Disa linja ajrore kanë kryer fluturime riatdhesimi gjatë kësaj periudhe. Por avionëve të tjerë do t’u duhe një javë ose më gjatë për përgatitje për fluturim sipas ekspertëve brenda industrisë. Nëse këto avionë do të ishin të gjithë të nevojshëm në të njëjtën kohë, rikthimi i tyre në punë do të ishte një sfidë e frikshme. Sidoqoftë, analistët thonë që në praktikë kjo nuk do të ndodhë, sepse rifillimi do të jetë i ngadaltë dhe shumë avionë nuk do të përdoren për muaj të tërë. Një çështje tjetër është kualifikimi i personave që do të duhet për të rivendosur në punë industrinë. Pilotët do tu duhet kohë në fluturim për të mbajtur vlerësimet e tyre si dhe për ta duhet të ketë kontrolle të rregullta mjekësore. Gjithashtu, do të duhet dhe pjesa tjetër e stafit si pjesa e kontrollit të trafikut ajror dhe inxhinerët.

Shumë linja ajrore po përpiqen të ruajnë kualifikimet e stafit të tyre nëpërmjet fluturimeve të riatdhesimit. Autoriteti I Aviacionit Civil në Mbretërinë e BAshkuar po prëpiqet të ruajë kredencialet e stafit përpara se avionët të rikthehen në ajër. Për shkak të situatës së jashtëzakonshme, po bëhen përjashtime.

Por, përveç problemeve të qarta logjistike, ekzistojnë dhe çështje të tjera. Drejtuesit shprehen se problemi kryesor është numri i shteteve të ndryshëm që kanë vendosur masa shtrënguese dhe pasiguria se kur mund të lehtësohen këto masa. Alexandre de Juniac, drejtor i përgjitshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror shprehet se do të duhet një plan rifillimi global dhe sfida do ketë të bëjeëse si dhe kur shtetet do të lehtësojnë masat për fluturimet. Ai beson se këto do të qëndrojnë deri në mes të vitit 2020 dhe për disa vende deri në fund të këtij viti. Fillimisht do të hapen fluturimet brenda shteteve duke u pasuar nga fluturime internacionale. Fluturimi mes kontinenteve do të vijë pas tyre dhe pse kjo është një pikë ende e paqartë, ashtu siç është dhe mënyra si do të zbatohet distancimi social.

Si do të ndahen njerëzit në të gjitha hapat drejt fluturimit dhe a do të duhen testime. Kjo është një çështje e përbashkët për aeroportet dhe për linjat e fluturimit. Ambjentet jo-aeronautike si restorantet apo dyqanet brenda aeroporteve janë një pjesë e mirë e të ardhurave. Ato bëjnë të mundur mbajtjen e pmimeve në një nivel, qoftë kjo dhe për biletat që u ofrohen pasagjerëve. Karen Dee, shefe ekzekutive e Shoqatës së Aeroporteve shprehet: “Nuk dëshirojmë që të ndryshojmë gjithçka në aeroporte, kur në 6 muaj mund të shpiket vaksina dhe të kuptojmë që masat e reja nuk na duhen më.”

Alexandre de Juniac thotë se duhet shmangur situata që u krijua pas 11 shtatorit. Atëherë u vendosën lloje të ndryshme masa sigurie dhe u desh një kohë e gjatë të bashkoheshin në një mënyrë më të qëndrueshme. Por edhe sot ka masa të ndryshme në gjithë botën.

Linjat ajrore do të funksionojnë ndryshe. Lufthansa, po përdor sistemin ku vendi i mesit do të jetë bosh për të patur një lloj distance dhe në bordin e avionit. EasyJet shprehet se do të bëjë të njëjtën gjë sapo të nisë fluturimet. Kjo mund të jetë një masë e mirë për pasagjerët, por afatshkurtër. Dhe vjen me një kosto të lartë për kompanitë e avionit. Që të mund të rifillojë atyre do t’u duhet që avionët të plotësojnë të gjithë numrin e pasagjerëve të mundshëm për shkak të buxhetit. Por, nëse vendet e mesit do të mbahen bosh, avionët do të fluturojnë vetëm me 65% të kapacitetit të tyre. Kjo do të jetë e pranueshme, por vetëm për një periudhë të shkurtër. Nëse zgjatet, do të ndryshojë komplet mënyrën se si kjo industri funksionon. Megjithatë ka patur kundërshtarë të fortë të kësaj ideje.

Qeveria në Mbretërinë e Bashkuar po mendon të detyrojë pasagjerët që vijnë në vend të kalojnë dy javë në karantinë. Shoqata e Linjave Ajrore mendon se ky plan do të dëmtojë fluturimet ndërkombëtare për në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të shkaktojë dëme të pakthyeshme dhe në ekonominë e vendit.

Rikthimi i avionëve në punë mund të jetë pjesa më e lehtë. Rikthimi i pasagjerëve mund të jetë hapi më i vështirë dhe që do të shkaktojë ndryshime afatgjata në këtë industri. Gjithsesi, sipas ekspertëve të turizmit shihet se nuk ka rënë interesi për udhëtimet e pushimeve, sidomos për fluturimet e afërta. Problemi sipas analistëve mund të jetë me udhëtimet e biznesit. Bizneset me të ardhura të larta dhe udhëtarët e klasit të parë përbëjnë më pak se një e treta të të ardhurave të kësaj industrie.

Recesioni global i parashikuar, anulimi i panaireve të biznesit dhe eventeve të tjera të mëdha, si dhe gadishmëria dhe vullneti i bizneseve për të kaluar gjithçka në një formë të re siç është ajo online, duke zëvendësuar kështu takimet fizike, mund ta ngadalësojë ringritjen. Analistët shprehen se do të shihet një formë e re e bizneseve dhe fluturimeve dhe linjat ajrore do të provojnë gjëra të ndryshme. Kështu për shembull me biletat business-class do të ofrohet vendi dhe ushqimi, por do të ndalohet aksesi në sallat e pritjes. Linjat do të jenë kreative.

Por problemi më i madh për të gjithë industrinë, ndërsa përgatitet të rikthehet në ajër, është që asnjë nuk ka absolutisht asnjë se si kjo e ardhme do të jetë.

Burimi: https://www.bbc.com/news/business-52441652

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment