“Si një optimist i pandreqshëm që jam”/Golemi : Nisim ndërtimin e një parku për fëmijë në Gjirokastër

0
139

Kryebashkiaku i Gjirokastres Flamur Golemi ka lajmeruar me ane te nje postimi ne FB ndertimin e nje parku lodrash per femijet e lagjes 18 shtatori pas shume kohesh diskutimesh per kete te fundit .

Statusi si meposhte:

Kalamaja jeni gati?!
Fëmijët e lagjes “18 Shtatori” do të kenë shumë shpejt një hapësirë të re ku do të argëtohen, të luajnë dhe kalojnë kohën e lirë. Kemi nisur ndërtimim e një këndi lojërash në hapësirën pranë ish Shtëpisë së Oficerave. Gjithashtu po konsiderojmë mundësinë që ky objekt t’i kalojë në përdorim Bashkisë Gjirokastër për ta rivënë në funksion të nevojave të qytetit dhe për të shfrytëzuar çdo hapësirë të tij në dobi të banorëve. Kendi i lojërave që kemi nisur së bashku me miqtë tanë italianë të “CESVI” është vetëm fillimi i një pune të madhe transformuese që duam të bëjmë në këtë hapësirë të qytetit. Si optimist i pandreqshëm që jam, besoj se do ia dalim mbanë dhe këtu do të kemi shumë shpejt një tjetër kantier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here