Si paraqitet situata e zjarreve në vend

0
172

Temperaturat e larta kanë nxitur aktivizimin e zjarreve në vend, që në disa raste kanë qenë edhe të qëllimshëm.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije për mediat se gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 24 vatra zjarri, 5 prej të cilave kanë qenë problematike duke rrezikuar zona të banura dhe zona të mbrojtura.

Qarqet më problematike sa i përket zjarreve kanë qenë Shkodra, Vlora dhe Lezha. Aktualisht janë aktive tri vatra, në fshatin Lekbibaj në Tropojë, në fshatin Shetaj dhe Bizë të Durrësit.

Sipas MM, për menaxhimin e situatave të krijuara nga zjarret janë angazhuar gjithsej 435 forca operacionale, 27 mjete tokësore dhe një mjet ajror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here