Si Pjerin Xhuvani shpëtoi nga burgu Kostandin Xhuvanin

Pjerin Xhuvani, ish-drejtor dhe anëtar i LSI-së në vitin 2014, u lakua në çështjen e Kostandin Xhuvanit, djalit të deputetes së PS-së, Luiza Xhuvani, që u arrestua me akuzën e katër vrasjeve.

Lakimi i tij në atë kohë u bë pasi drejtori i deri djeshëm në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, kishte qenë për disa kohë drejtor i Spitalit Psikiatrik të Elbasanit.

Ishte pikërisht ky spital që lëshoi një vërtetim, sipas të cilit, Kostandin Xhuvani ishte paraqitur aty në gjendje të alkoolizuar dhe ishte mjekuar, në të njëjtën datë kur djali i deputetes figuronte në fakt i pranishëm në një konflikt me armë në Gjirokastër.

Vërtetimi i lëshuar nga Psikiatriku i Elbasanit e shpëtoi djalin e deputetes nga akuza për armëmbajtje pa leje në ngjarjen e ndodhur në Gjirokastër.

Sipas të dhënave zyrtare mësohet se Pjerin Xhuvani ka qenë për disa vjet drejtor i spitalit Psikiatrik të Elbasanit, ndërsa që nga viti i kaluar drejtonte zyrën e Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Po ashtu Xhuvani ka mbajtur edhe postin e ish- drejtorit në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, por përfundoi në pranga 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë të reja shtetit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment