Si po e mban infrastruktura rrugore peng zhvillimin e turizmit në Gjirokastër

0
165

Prej kohësh qeveria shqiptare por edhe pushteti vendor flet me interes të madh dhe me superlativa për zhvillimin e turizmit në vend si një mundësi për rritjen ekonomike .Veçanërisht prioritet sipas qeverisë u është dhënë zonave rurale , pra fshatrave duke i emërtuar shpesh me termin fshatrat turistik.Qeveria shkoi edhe më tej duke krijuar projektin e 100 fshatrave që synon pikërisht zhvillimin ekonomik të tyre.Por veç fjalëve dhe sukseseve propagandistike, glorifikimit të punës alla rilindase , realiteti flet ndryshe.
Në qarkun e Gjirokastrës mundësia për të bërë turizëm të mirëfilltë në fshatra është e vogël pasi ka shumë probleme që e kufizojnë
Një nga më të rëndësishmet mbetet infrastruktura rrugore.
Çajupi është një nga zonat malore më të frekuentuara nga turistët kjo për shkak të pamjes që të ofron , ajrit të pastërt e të tjerë. Por aty ka një mungesë të theksuar të shërbimeve që i nevojitet një turisti qoftë ky i huaj apo edhe shqiptar.

Ndërsa problem mbetet infrastruktura rrugore e cila me përjashtim të një pjese rruge lë për të dëshiruar. Akoma më keq bëhet nëse një turist bën itinerarin Çajup- Sheper -Zagori . Fshati Sheper është fshati i parë dhe më i madhi i komunës Zagori në Gjirokastër. Është një fshat piktoresk dhe ashtu si gjithë zona karakterizohet nga një klimë e mrekullueshme. Shtrihet rrëzë malit të Dhëmbelit në lartësinë 700–800 m , mbi nivelin e detit. Për të krijuar një mundësi për të fituar të ardhura , familje të ndryshme kanë hedhur paratë e kursyera nga emigracioni duke ngritur ndërtesa për veten por dhe të përshtatshme për turistët , një tendencë për kthimin e këtij fshati , në një fshat tipik turistik malor. Por ndonëse kanë hedhur gjithë mundin e tyre me shpresën se diçka do fitojnë ,infrastruktura tepër e keqe është një pengesë serioze pasi zona nuk ka një largësi më të madhe se 40–50 km , nga qyteti i Gjirokastrës. Siç duket dhe nga pamjet kjo rrugë është tipike për kafshët ndërsa për automjetet duhet të jenë të llojit makina sportive por për sporte ekstreme.
Këto zona ndonëse mund të jenë të preferuara nga turistët bëhen të bezdisshme dhe hiqen nga lista e vendeve turistike me këtë problematik shqetësuese që mbartin . Por jo vetëm për turistët por edhe për vetë banorët që banojnë aty , të cilët e përjetojnë këtë gjendje çdo ditë.
Ndërsa situata degradohet akoma edhe më nga mosndërhyrja e shtetit në investime konkrete .
Turizmi zhvillohet duke investuar në të , atë që do hedhësh atë dhe do marrësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here