Si rifillohet ekonomia e një shteti pas një pandemie?

0
228

(Pjesa II)

Nga Charles Riley/

Pershtatur nga E.S

Duke parë nga Kina

Shtetet që po mundohen t’i rikthehen dalëngadalë realitetit, mund të ndjekin shembullin e Kinës, vendit të origjinës së virusit, për të parë çfarë funksionon dhe çfarë jo. Ky vend po kalon krizën e parë në dekada, pas masave të marra nga qeveria për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kina ka ndërmarrë një plan për rimëkëmbjen e ekonomisë me fillimin e fushatave për rikthimin e njerëzve në punë, ndihmën ndaj biznesit dhe t’i mbrojnë kompanitë nga falimentimi i mundshëm. Pekini po investon aktualisht miliona dollarë në furnizime mjekësore dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Ndërkohë është lejuar qarkullimi i lirë dhe njerëzit tashmë mund të lëvizin në zonat ku virusi ka kaluar.

Por, është ende herët për të rënë në qetësi. Pyetje të reja po ngrihen nëse të dhënat e raportuara nga Pekini mund të jenë të besueshme. Një numër i madh personash mbushën përsëri pikat turistike të vendit dhe shumë biznese u rihapën duke e vështirësuar rimëkëmbjen. Një nga prodhuesit kryesorë të titanit rihapi fabrikat, vetëm për t’i mbyllur përsëri kur disa nga punonjësit rezultuan pozitiv me Covid-19.

Nevoja për ekuilibër

Ish-kryeministri britanik Tony Blair tha në një intervistë pranë BBC, se situata e krijuar ishte e frikshme dhe për Mbretërinë e Bashkuar. Kjo pasi sipas studimieve të “Qendrës së Kërkimeve ekonomike dhe të biznesit” dëmi që izolimi i shkakton vendit shkon deri në 2.4 miliardë paund në ditë. Tony Blair shtoi se nëse situata vazhdon për një kohë të gjatë, do të ndikojë gjithashtu aftësinë për të drejtuar efektivisht dhe sistemin shëndetësor.

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, dr. Anthony Fauci deklaroi se dhe pse shëndeti publik është prioriteti kryesor, të mbash shoqërinë dhe ekonominë në izolim total do të ketë pasoja negative të paparashikuara. Dr. Fauci shtoi se pyetja kryesore që kanë vendet e prekura nga koronavirusi, është se si mund të arrijmë një balancë të duhur. Ai deklaron se: “Njerëzit janë të varur nga furnitorët kryesorë të ushqimit. Ata mund të vdesin nga uria. Shumë kanë gjithashtu sëmundje. Nëse e ndërpresim në mënyrë drastike këtë burim, përçarja sociale do të jetë me pasoja katastrofike. Pikërisht për këtë arsye duhet të synojmë ekuilibrin.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here