Si SHBA po planifikon të sjellë në Shqipëri dhe Kosovë afganët që largohen nga lufta

0
184

WASHINGTON (Reuters) -Administrata e Presidentit Joe Biden ka zhvilluar bisedime sekrete me më shumë vende sesa njiheshin më parë në një përpjekje të dëshpëruar për të siguruar marrëveshje për të strehuar përkohësisht afganët në rrezik që punonin për qeverinë amerikane, thanë katër zyrtarë amerikanë për Reuters.

Diskutimet e pa raportuara më parë me vende të tilla si Kosova dhe Shqipëria nënvizojnë dëshirën e administratës për të mbrojtur afganët e lidhur me SHBA-të nga hakmarrjet talebane  derisa të përfundojë procesi i miratimit të vizave të tyre amerikane.

Me talibanët që po marrin kontrollin e tyre në Afganistan me një ritëm tronditës dhe të shpejtë, Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se do të dërgojnë 1.000 personel në Katar për të përshpejtuar përpunimin e aplikimeve për Vizat Speciale të Imigrimit (SIV).

Afganët që shërbyen si përkthyes për qeverinë amerikane dhe në punë të tjera kanë të drejtë të aplikojnë për programin SIV.

Deri më tani rreth 1200 afganë janë evakuuar në Shtetet e Bahskuara dhe ky numër do të rritet në 3500 në javët e ardhshme nën ‘Operacioni i Aletaëve Refugjatë’ një pjesë e të cilëve do të shkojnë në një bazë ushtarake amerikane në Virxhinia për të përfunduar dokumentet e tyre.

Nga frika se përparimet e talebanëve po rrisin kërcënimin për aplikantët e SIV që janë ende në pritje të përpunimit, Uashingtoni po kërkon vendet e treta që t’i presin ata derisa të mbarojnë dokumentet e tyre dhe ata të mund të fluturojnë për në Shtetet e Bashkuara.

“Është shumë shqetësuese që nuk ka ndonjë plan konkret për evakuimin e aleatëve të cilët janë qartë në rrezik,” tha Krish O’Mara Vignarajah, presidente i organizatës  së Shërbimit Ligjor të Emigrimit dhe Refugjatëve.

”Është befasuese pse administratës i është dashur kaq shumë kohë për të siguruar këto marrëvedhje” tha ajo.

Ndërsa ende nuk ka marrëveshje me vendet e treta një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha: Ne po vlerësojmë të gjitha opsionet në dispozicion

Shtetet hezitojnë

Dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti u shprehën se vendet ishin në mëdyshje për të marrë afganë për shkak të shqetësimeve në lidhje me cilësinë e verifikimit të sigurisë dhe kontrollit shëndetësor për COVID-19 para se të lejoheshin të fluturonin.

Administrata e Biden po negocion me Kazakistanin, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin që ta marrin mijëra aplikantë, por kjo përpjekje ka bërë pak përparim.

“Ka shqetësime: ‘Kush janë këta njerëz? A mund të siguroheni që këta njerëz do të marrin viza për në Shtetet e Bashkuara? Kush do të kujdeset dhe ushqejë këta njerëz. Çfarë ndodh nëse këta njerëz largohen nga ky objekt ku i keni? ” tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Zyrtari nuk pranoi të konfirmojë vendet në bisedimet me Shtetet e Bashkuara.

Një marrëveshje për strehimin e rreth 8,000 afganëve në Katar, e cila pret një bazë të madhe ushtarake amerikane, ka qenë e mbyllur për javë të tëra, tha një zyrtar i dytë amerikan dhe një person tjetër i njohur me këtë çështje, por një marrëveshje zyrtare ende nuk është shpallur.

Zyrtarët paralajmërojnë se ritmi i çdo marrëveshjeje të mundshme mund të pengohet nga situata në Afganistan që ndryshon me shpejtësi.

Përfaqësuesi amerikan Jason Crow, i cili ka udhëhequr përpjekjet e Kongresit për të shpejtuar përpunimin e SIV, tha se administrata duhet të përdorë një vendosje të përkohshme të trupave amerikane në aeroportin e Kabulit për tërheqjen e stafit të ambasadës për të përshpejtuar evakuimet e aplikantëve SIV, pavarësisht nëse ka një marrëveshje me një vend të tretë.

Në të njëjtën kohë, Crow, një ish Ranger i Ushtrisë që shërbeu në Afganistan, tha se është shumë e vështirë të evakuohen shumë aplikantë të SIV dhe familjet e tyre sepse ata nuk mund të arrijnë në Kabul.

“Nëse nuk janë tashmë në perimetrin e sigurisë në Kabul, arritja atje është shumë, shumë e vështirë,” tha ai për Reuters. “Ky është një realitet i vështirë.”

Ngurrimi i disa vendeve ka bërë që administrata të apelojë tek të tjerët që mund të jenë të gatshëm të ndihmojnë nëse Uashingtoni jep një ndihmë, thanë zyrtarët.

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Kosovës koncesione ekonomike dhe politike për marrjen e disa mijëra afganëve, por ka shqetësim në Uashington për aftësinë e saj për të strehuar afganët, thanë burimet.

1,200 afganët e evakuuar janë vetëm një pjesë e 21,000 njerëzve të aplikimit SIV dhe administrata e Biden është ende duke luftuar për të gjetur shtëpi të përkohshme për të evakuuarit.

Avokatët vlerësojnë se numri i përgjithshëm të evakuuarve sipas programit SIV  është në mes 50,000 dhe 80,000 kur përfshihen dhe anëtarët e familjes.

James Miervaldis, kryetar i bordit  të një organizatë që ndihmon aplikantët SIV të shkojnë në Shtetet e Bashkuara, tha se tani duket se ka pak shanse që shumica e aplikantëve të SIV të evakuohen.

“Matematika dhe afati kohor thjesht nuk përputhen. Ata njerëz nuk do të jenë në gjendje të largohen,” tha Miervaldis, një nënoficer i Rezervës së Ushtrisë që shërbeu në Irak dhe Afganistan.

Çështja është vëzhguar nga afër nga ligjvënësit në Kongres, përfshirë dhe aleatët e Biden.

“Ne duhet të zbatojmë premtimet tona për mijëra afganë që rrezikuan jetën e tyre për të na ndihmuar. Është koha që Biden (administrata) të shkurtojë burokracinë dhe ta bëjë këtë, “tha kongresistja demokrate Sara Jacobs.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here