Si u shpërfillën hartat e detajuara për tërmetet?

Sizmiologu grek, Spyridon Pavlidis, ka dhënë një intervistë të detajuar për gazetën Dita, ku shpjegon se ka harta me detaje shumë specifike për zonat me rrezikshmëri të lartë nga tërmetet në Shqipëri.

Një prej këtyre hartave është bërë për llogari të gazsjellësit TAP, që ka bërë projektin më të madh ndërtimor në Shqipëri.

Por profesori i njohur grek nuk i merr meritat për vete. Ai thotë se kanë punuar për dekada së bashku me profesorët shqiptarë Sulstarova, Muço e Aliaj.

Prej më shumë se një dekade, Shqipëria ka harta kaq të detajuara, sa përcaktojnë të çarat edhe në zona specifike në Durrës.

“Nga sizmiologë shqiptarë ishin bërë studimet që e tregonin këtë zonë për 5.8 deri në 7.1 R. Për këtë arsye ne përllogaritën 6.7 për këtë çarje, plus minus 0.4 dhe mund të jetë 7, por edhe 6.4. Shumica e tërmeteve katastrofikë në Shqipëri kanë qenë 6.4,” tha profesori grek.

E frikshme është se askush nuk u shqetësua për zërin e ekspertëve deri në ditën kur zbuluan Luljeta Bozon, me të cilën kryeministri Edi Rama po bën ‘marketing’.

Shqipëria është goditur nga nëntë tërmete brenda dy vitesh dhe askush nuk e ka vënë ujin në zjarr deri në momentin kur erdhi tragjedia, për të cilën duhet mbajtur përgjegjësi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment