Siguria në shkolla, Balla nga Fieri: Qasje më të ashpër penale, ndaj veprave që rrezikojnë nxënësit

0
178

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot takime në shkollën 9-vjeçare “Andon Xoxa” e shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, ku prezantoi detaje nga Paketa e re e Sigurisë në Shkolla.

Ministri e vuri theksin në domosdoshmërinë e krijimit të Taks Forcave në çdo qark në këtë funksion, që do të kryesohen nga Prefekti. Qëllimi është bashkërendimi i masave që merren nga institucionet në nivel vendor, nisur nga Policia e Shtetit, ajo bashkiake, AKU apo Inspektorati Shtetëror Shëndetësor e IKMT.

Ministri tha se Paketa e Sigurisë parashikon një qasje të re më të ashpër penale, referuar veprave penale që rrezikojnë sigurinë e nxënësve.

Përgjegjësia jonë nuk është thjeshtë dhe vetëm brenda oborrit, sepse gati në 99% të rasteve nuk na ndodh gjë brenda oborreve të shkollës, problemet na ndodhin tek zonat përreth.

Kemi bërë një ndërveprim të gjithë institucioneve, ku natyrshëm Policia e Shtetit do të marrë një rol të ri, krahasuar me atë që ka patur.

Ne do shkojmë në Kuvend për të kërkuar që për veprat penalë që ndodhin rreth këtij perimetri të ketë dënime më të ashpra, për të shkuar ndoshta dhe dyfish, p.sh. një person që shpërndan lëndë narkotike brenda këtij perimetri, dënohet më ashpër.

Është një model i konsoliduar marrë nga vende me siguri të konsoliduar, një model të tillë është në Shtetet e Bashkuara. Brenda këtij perimetri të rritim fuqinë tonë parandaluese.

Shkruaj nje koment