
Sindikata e Punonjësve të Universitetit të Shqipërisë ka kundërshtuar vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave për të krijuar institucionet e larta publike të pavarura.
Sandër Kovaçi, kreu i SPUSH, tha në një deklaratë për mediat se me këtë vendim qeveria pritet të privatizojë dhe të japë me PPP universitetet.
“Dëmton rrënjësisht institucionet e arsimit të lartë publik dhe në vend të tyre kërkohet që përmes vlerësimit financiar të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të themelojë fondacion sipas kuadrit ligjor në fuqi për organizatat jofitimprurëse. Me këtë qëndrim qeveria shqiptare del kundër universiteteve publike me vendimin që merr për privatizimin e të mirë publike që vjen nga universitetet publike”, tha Kovaçi.