Sistemi pastrohet nga koka

0
202

Nga Skerdjan Dhuli

Mbreti shkoi t’i merrte pronen ne menyre abuzive, ne shkelje te ligjit nje njeriu te ndershem. Ne hall e siper njeriu i shkrete nuk e njohu mbretin dhe i drejtohet nder te tjera: “Jo zoteri.

Ti nuk mund te ma marresh pronen. Se mbreteria ka ligje, dhe une besoj tek ndershmeria e Mbretit e nese ti ma merr pronen duke shkele ligjin, une do shkoj deri tek mbreti te ankohem…” Mbreti qe deri ne ate moment heshti, kuptoi peshen e besimit qe ka populli tek ai, dhe rendesine qe ka ndershmeria e tij. Ne moment urdheron veziret e tij te ktheheshin mbrapsh dhe ju drejtohet “ja ç’do te thote besim i popullit tek mbreteria dhe Mbreti. Nese do korruptohem une, mbreteria merr fund” E njejte eshte edhe politika. Ka korrupsion sepse eshte i pari i korruptuar.

Kush mendon se politika eshte e korruptuar se e tille eshte edhe shoqeria apo sistemi, gabohet. Shoqeria drejtohet nga elita dhe elitat kane nje te pare. Nese i pari korruptohet, te gjitha hallkat poshte zhyten ne llumin e korrupsionit. Nese i pari eshte i ndershem, shansi qe ata poshte tij te vjedhin eshte minimal, ose edhe kur ndodh, zhduken nga sistemi menjehere. A ka Shqiperia “te pare” te tille ?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here