Sistemi zgjedhor në Shqipëri është bërë tërkuzë!

0
145

Nga Futim Zekthi

Eshte bere pak terkuze kjo puna e sistemit zgjedhor qe duhet te kete Shqiperia. Po te shohim se cili eshte problemi themelor i joni me zgjedhjet do kuptonim qe ceshtja e sistemit, cilido qofte ai, nuk e zgjidh hallin tone. Halli jone eshte se zgjedhjet, rezultati qe del, nuk perfaqesojne vullnetin e lire te njerezve pasi votat blihen, shume njerez kercenohen me vende pune, te tjere nuk lejohet te votojne fare, nje pjese e votave hyjne ne nje mejanizem numerimi qe i tjeterson etj. Ky problem zgjidhet duke denuar ata qe i kane bere deri me tani keto gjera, ata qe i kane ideuar dhe programuar keto manipulime. Se dyti, mekanizmit kriminal te blerjes se votes duhet ti pritet dora duke ndertuar institucione qe i heqin qeverise apo mekanizmit manipulues mundesine e manipulimit, blerjes, shantazhit te votuesit. Pasi te zgjidhim kete duhet te flasim per sistemin me te mire. Sistemi eshte i rendesishem sepse ai ndikon sistemin politk, natyren e partive, rolin e parlamentit deri edhe natyren e votuesit. Cdo sistem i jep perparesi elementeve te caktuar dhe cdo kendveshtrim ideologjik preferon nje sistem te caktuar. Te majtet deshirojne sisteme proporcionale (sidomos ato kombetare), te djathtet priren drejt atyre mazhoritare, “teknokratet” drejt atyre mikste. Gjithsesi kultura, madhesia e vendit dhe e popullates, tradita, sistemi kushtetues qe ka nje vend kane ndikim te madh ne zgjedhjen e sistemit. Pavaresisht te gjithave nese nje vend do zgjidhte sistem proporcional rajonal, nese ne do e zgjidhnim ate( qe haset rendom ne shume vende) ai nuk duhet te ishte me lista te mbyllura. Listat e mbyllura nuk mbrohen vetem se ne kushte shume te vecanta kur hapja e tyre mund ti hape rruge dickaje me te keqe.Nuk e di a ndodh keshtu tek ne, pra a na fut hapja e listave ne dicka me te keqe. Nuk ka shume logjike dhe prova se mund te ndodhe. Ne edhe keshtu tnerr jemi. Pra shkurt listat e mbyllura nuk mbrohen. Gjithsesi, sistemi proporcional rajonal nuk shihet si me i miri. Ai proporcional kombetar jo e jo. Shumica e studiuesve flasin per sistemin mikst si me i miri. Ne nqs do flasim per ndryshim sistemi duhet ta nisim nga sistemi mikst diskutimin por kjo eshte ceshtja e dyte ose e trete pas asaj te shmangies se manipulimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here