Situata e Covid-19 në Shqipëri dhe “loja” me shifrat e vdekjeve dhe rasteve ditore

Sipas ministrisë së shëndetësisë gjatë orëve të fundit janë  kryer 1867 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 9 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, 4 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Librazhd, 3 raste në Elbasan, Has, Vorë, 2 raste në Shkodër, Kurbin, Berat, Sarandë, Gramsh, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Kukës, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Roskovec.

Ndërkohë sipas asaj cka deklaron Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 5 qytetarë: 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 55 – 86 vjeç. Ndërsa burime për jugunews.net bëjnë me dije se gjatë 24 orëve në Gjirokastër janë shënuar dy vdekje të moshave 70 dhe 68 vjeç të cilat nuk janë raportuar në buletinin ditor të ministrisë pavarësisht se shkaku i vdekjes është Covid 19. Mosdeklarimi i vdekjeve apo rasteve ditore me shifra të sakta është vërejtur shpesh që prej nisjes se pandemisë së Covid 19 në Shqipëri duke krijuar mosbesim tek shifrat dhe tek ministria e shendetësisë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment