Situata e zjarreve në 24 orë: 28 vatra zjarri, të angazhuara 709 forca operacionale

0
156

Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Robert Hysenllari deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri.

Sipas autoriteteve, në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 709 forca Operacionale dhe 36 mjete zjarrfikëse.

Nga të cilat janë shuar vatrat në:

 në fshatin Mali i Jushit, bashkia Vau Dejës;

 në fshatin Gjegjan dhe mbi kurorën e qytetit Pukë;

 në fshatin Bershi, bashkia Klos;

 në fshatin Arapaj, bashkia Durrës;

 në Parkun Kombëtar Qafshtamë, bashkia Krujë;

 në fshatin Torovicë, bashkia Lezhë;

 në fshatin Shpërdhezë, bashkia Mirditë;

 në fshatin Lezhan, bashkia Selenicë;

 në fshatin Vanë, bashkia Delvinë;

 në fshatrat Dyshnik dhe Mbreshtan, bashkia Berat;

 në lagjen Gronic, dhe fshatin Sheper, bashkia Gjirokastër;

 në fshatrat Çollakaj dhe Blerimaj, bashkia Kavajë;

 në fshatin Spille, bashkia Rrogozhinë;

 në fshatin Ferras, bashkia Fier;

 në fshatin Peshtan i Madh, bashkia Fier;

 në fshatin Lam i Madh, Bashkia Mat, ku ditën e djeshme për izolimin dhe shuarjen e zjarrit janë angazhuar forcat e pushtetit vendor, të mbështetur nga 30 forca të armatosura. Gjithashtu në krahun e bashkisë Mirditë janë angazhuar shërbimi zjarrfikës dhe punonjësit e njësisë administrative Selitë;

 dhe zjarri në vendin e quajtur “Liqeni i Zi German” bashkia Mat, ku janë angazhuar për shuarjen e tij forcat në nivel vendor, të mbështetur nga 20 Forca të Armatosura;

 Janë shuar edhe vatrat në njësinë administrativë Postribë, të bashkisë Shkodër, për të cilën ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor të mbështetur nga 60 Forca të Armatosura ;

 në fshatin Plashnik i Madh, bashkia Poliçan, është shuar ditën e djeshme nga forcat e pushtetit vendor, të mbështetur nga 40 Forca të Armatosura.

 Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 709 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 36 mjete zjarrfikëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here