Situata e zjarreve në verë, Prefekti i Gjirokastrës : Të evidentohen problematikat, do të jemi në gatishmëri

0
113

Nisur nga situata e viteve të kaluara ku gjatë periudhës së verës dhe temperaturave të larta ka patur një numër të konsiderueshëm zjarresh në pyje, kullota dhe zona të mbrojtura me dëme të konsiderueshme, Prefekti i Qarkut Gjirokastër ka zhvilluar sot një takim me grupin e përbashkët të kontrollit me përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e AKMC dhe Drejtoria e Përgjithshme e MZSH për marrjen e masave për zbatimin e detyrave për inspektimin dhe verifikimin e masave të marra deri më tani nga strukturat e pushtetit vendor në drejtim të parandalimit dhe mbrojtjes nga zjarri dhe zonave të mbrojtura, eficencën e strukturave dhe shërbimeve vendore, gjendjen e mjeteve dhe pajisjeve që kanë në dispozicion njësitë e vetëqeverisjes vendore për përballimin e situatave të zjarreve dhe problematikave në këtë drejtim. Prefekti i qarkut theksoi nevojën e daljes së akteve nënligjore për ligjin nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile” dhe ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” të cilat do të bënin të mundur përcaktimin dhe standartizimin e procedurave të dhënies së ndihmës së parë në rastet e fatkeqësive të shkaktuara nga zjarret. Gjithashtu Prefekti i qarkut theksoi në mënyrë të veçantë evidentimin e të gjitha problematikave që ndeshin njësitë e vetëqeverisjes vendore në mënyrë që nga ana e grupit të inspektimit këto problematika të përfshihen në relacionin përfundimtar dhe të sugjerojnë bashkitë të kujdesen me shume për Shërbimin Zjarrfikës duke i pajisur me bazë materiale dhe mjete të kohës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here