Situata në Fushë Arrëz, mjetet mbeten të bllokuara në borë

0
30

Ditën e sotme moti i keq ka pushtuar vendin, ku në disa qarqe ka shkaktuar edhe problematika të shumta.

Fushë Arrëzi është një prej zonave më të goditura nga reshjet e dëborës, e cila ka bllokuar disa akse rrugore në këtë qytet dhe ka shkaktuar probleme me energjinë në disa zona.

Disa automjete kanë mbetur të bllokuara mes dëborës, brenda të cilave ndodhen edhe shoferët e tyre, ndërkohë që mes tyre e bllokuar ka mbetur edhe një borëpastruese.

Kujtojmë se pak më parë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i ka bërë thirrje qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet dhe të kontaktojnë me emergjencat civile në rast emergjencash.