S’ka qetesi mes socialisteve ne Memaliaj, zgjidhet kryetare mekembesja e Spiros Kuremenos alias Gjolek Guci

0
238

Ka kaluar jo pa probleme zgjedhja per kreun e PS ne Bashkine Memaliaj ne kuader te procesit zgjedhor qe po ndermerret ne te gjithe deget socialiste ne Qarkun e Gjirokastres. Ne Memaliaj, kane konkuruar Etmonda Harizi dhe Petrit Lumani.
Ky i fundit i perket PS se hershme dhe me mjaft popullaritet, ndersa Etmonda Harizi nenkryetare e Bashkise se Memaliajt, krahu i djathte i Gjolek Gucit, kryetari ilegal i zgjedhur nga pakica ne Memaliaj ne votimet moniste te 30 qershorit te vitit te kaluar.
Procesi ka qene teresisht fiktiv dhe i diktuar dhe kontrolluar nga Gjolek Guci alias Spiros Kuremenos. Ne perfundim te kesaj farse, fituese do te dilte patjeter krahu i djathte i Spiro Kuremenos alias Gjolek Guci, Edmonda Harizi me 54 vota kundrejt 25 vota te Petrit Lumanit i cili mesohet se e ka denoncuar kte proces teresisht farse pjelle e sistemit te kalbur zgjedhor socialist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here