
Teksa iu përgjigj pyetjeve të interpelancës për skandalin ‘McGonigal’, Rama renditi takimet që ka bërë me ish-zyrtarin e FBI-së.
Nga Kuvendi, kryeministri pohoi takimet me McGonigal dhe pranoi se përmendet plot 14 herë në aktakuzë, por mohoi që ndaj tij të jetë ngritur ndonjë akuzë konkrete. Rama tha se shkëmbimi i dhuratave me McGonigal nuk është krim apo krompomentim.
Sipas Ramës, të gjitha detajet që jepen në aktakuzë janë të vërteta, por nuk dha detaje nga takimet me ish-zyrtarin e FBI-së dhe as për lidhjet e tij me Dorian Duçkën dhe Agron Nezën, respektivisht Personi A dhe Personi B.