Skandal/ Ministrit të Jashtëm Edi Rama i vidhen pasaportat në Athinë…

0
149

Policia greke ka bllokuar një numër pasaportash shqiptare, të cilat ishin duke u transportuar me autobuzë, pa ndjekur protokollin zyrtar që kërkohet në raste të tilla.

Por, pasi situata është sqaruar ngjarja është bërë edhe më dramatike, për shkak se shoferi i ka rimarrë pasaportat nga autoritetet dhe është nisur për në Athinë ku edhe ka parkuar makinën.  Në këtë parking pasaportat e Republikës së Shqipërisë janë vjedhur.
Ende nuk ka një reagim të Ministrit të Jashtëm Edi Rama apo të deleguarit prej tij në këtë detyrë Gent Cakaj, lidhur me këtë tribalizëm që dëshmon ky institucion, i cili nuk arrin dot të kryejë edhe transportin e pasaportave të shqiptarëve sipas protokollit të duhur.

Lidhur me këtë skandal, Konventa e Vjenës e përcakton qartë se si bëhet transportimi i materialeve diplomatike, dy janë rrugët e transportit të tyre: përmes pakove diplomatike me avion si kargo ajrore, ose me rrugë tokësore me mjet me targa diplomatike CD dhe të shoqëruar nga një korrier diplomatik.

Gjithmonë pakoja diplomatike ka firmën e një kutie të stampuar, me elementë sigurie dhe tregues dhe duhet të ketë letër shoqëruese. Në asnjë pikë të nenit 27 të Konventës së Vjenës nuk thuhet që pakot diplomatike mund të dërgohen me autobusë të udhëtarëve dhe të pashoqëruar nga korrierë diplomatikë.

Autobuzi i linës Tiranë-Athinë është ndaluar për kontroll nga policia doganore e Greqise më 13 shkurt dhe ne nje çantë rrobash janë gjetur 300 copë pasaporta shqiptare, ku dhe është ndaluar për orë të tëra. Pasaportat kishin destinacion Athinën, po mënyra e transportit të tyre në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, kanë detyruar Ministrinë e Jashtme të dërgojë në pikën kufitare të Kakavijës një diplomat shqiptar nga konsullata e Janinës.

Pasi pasaportat janë marrë në dorëzim nga diplomati shqiptar janë vendosur ne automjetin me targë dipllomatike në bazë të ligjit.

Në mbrëmje në Athinë diplomati për arsye personale ka parkuar mjetin ne mbrëmje ne qender te Athinës, ku dhe është bërë vjedhja e 100 pasaportave nga 300 që gjendeshin në përgjithësi.

Pasaportat e vjedhura nuk vlejnë, pasi ato kanë një numër serie dhe kjo gjë bën daljen jashtë përdorimit, por dëmi u bë qeveria duhet të nxjerrë mësime… Dëmi ekonomik është afersisht rreth 15.000 euro, por pyetja shtrohet se kush do të paguajë dëmin dhe sorrollatjet e emigranteve tanë?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here