Skandal në Itali! 12 mjekëve dhe infermierëve u injektohet ujë fiziologjik në vend të vaksinës ndaj COVID

0
135

Një ngjarje e rëndë ka alarmuar italianët dhe mediat vendase se në spitalin e Roveretos, 12 punonjësve iu është injektuar ujë fiziologjik në vend të vaksinës kundër COVID-19.
Rai News raporton se autoritetet shëndetësore pasi janë njohur me rastin kanë bërë verifikimet dhe në një deklaratë për mediat kanë sqaruar se bëhet fjalë për një seancë të vetme vaksinimi dhe se 12 persona kanë marrë ujë në vend të vaksinës.
Gjithashtu bëhet me dije se nuk ka asnjë rrezik për ata persona që kanë marrë ujë në vend të vaksinës.
“Rasti i raportuar nga media ka të bëjë me një seancë të vetme vaksinimi, krahasuar me mbi 12,000 vaksina të administruara deri më tani, në të cilat përfshiheshin 47 punonjës shëndetësorë, nga të cilët me sa duket 12 morën një injeksion të tretësirës fiziologjike në vend të dozës së vaksinës. Operatorët në fjalë u informuan menjëherë dhe u bë një kontroll i antitrupave në ditën e njëzetë para administrimit të dozës së dytë. Theksohet se administrimi i solucionit fiziologjik nuk përfshin ndonjë rrezik për shëndetin e subjekteve të përfshira “, thuhet në deklaratë .
Incidenti ka hapur panik për dozën e dytë, pasi është zbuluar pas kontrollimit të sasive të vaksinës dhe tashmë nuk dihet kush e ka marrë vaksinën dhe kush ujin.
Pas verifikimit të anti-trupave, do të bëhet edhe saktësimi për të vijuar me vaksinimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here