Skandali/ E-Albania tender të dyshimtë 3.5 mld lekë për 2 muaj mirëmbajtje, qytetarët ankohen se nuk marrin shërbim online

0
222

Sportelet shtetërore janë mbyllur, por qytetarët po kanë vështirësi për të marrë online shërbimet. Portali E-Albania i administruar nga agjencia e kombëtare e shoqërisë të informacionit nuk po i përgjigjet kërkesave të përdoruesve. Qytetarët shprehen se aplikacioni ka probleme. Ndërkohë që qytetarët thonë se shërbimet në faqen e-Albania nuk merren në kohë dhe aksesi është tepër i vështirë, Agjencia e Kombëtare e Shoqërisë të Informacionit e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, lidh seri kontratash tenderash për shërbime mirëmbajte kompjuterike. Vetëm për periudhën Mars-Prill të vitit 2022 kjo Agjenci ka dhënë 4 tendera për mirëmbajtjen e sistemit në shumën 3.5 mld lekë.

Kështu në tenderin e mbyllur në Mars 2022 do të jepen rreth 800 milion lekë të tjera për rikontrollin e disa standardeve ndërkombëtare ISO dhe auditimi për konformitet ndaj eIDAS për shërbimet e besuara. Fitues është shpallur “FIRST” sh.p.k.

Ndërsa në tenderin e mbyllur në fund të prillit do të jepen rreth 600 milion lekë për Infosoft Systems sh.p.k dhe “I kub INFO” sh.p.k për mirëmbajtjen e 209 shërbimeve elektronike në portalin e-Albania. Po i njëjti bashkim operatorësh ka fituar në mes të Marsit të këtij viti edhe tenderin për mirëmbajtjen e sistemit për dokumentat elektronike, duke ofruar gati 820 milion lekë.

Për “Rinovimin e mirëmbajtjes së sistemeve të sigurisë të implementuara pranë AKSHI” do të shpenzohen afro 1,3 miliardë lekë, apo mbi 1 milion euro. Tenderi i Marsit të këtij është fituar nga “IMPACT” shpk.

Por paratë e taksapaguesve shqiptarë që derdhen lumë nga AKSHI nuk i ka mjaftuar kësaj agjencie qeveritare për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here