Skandali i pagave/ Prokuroria regjistron procedim penal, çon grupe hetimore në 3 institucione

0
137

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për “shpërdorim detyre” dhe “ndërhyrje në sistemet kompjuterike” pas publikimit të të dhënave personale, punës dhe pagës të 650 mijë personave.

Organi i akuzës ka dërguar grupe hetimor për të kryer veprimet e nevojshme në tre institucione, në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Kryeministri Edi Rama deklaroi më herët se nuk do të ketë asnjë dorëheqje lidhur me këtë skandal. Ai i kërkoi prokurorisë që të merrte në pyetje punonjësit që kanë patur akses në sistem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here