Skandali me mitingun e PS ne ambjentet e shkolles ne Krahes , reagon PD Memaliaj

0
150

PD Memaliaj, ka reagur menjehere pas skandalit te sotem ku kandidati per deputet i PS per Tepelenen dhe Memaliajn Laert Duraj i shoqeruar nga Bledi Cuci, Etmonda Harizi kryetare e PS Memaliaj dhe kryebashkiaku i emeruar i Memaliajt Gjolek Guci organizuan miting ne ambjentet e jashtme te shkolles se bashkuar “Adem Alushi” ne fshatin Krahës.

Kandidati per deputet i PD per Tepelenen dhe Memaliajn Myzafer Elezi, denoi ashper kete skandal qe shkel rende nenet e Kodit Zgjedhor.

Njekohesisht zoti Elezi, ka apeluar tek OSBE per kete shkelje me vetdije nga perfaqesuesit e Rilindjes ne Tepelene e Memaliaj.

Deklaratë Dega e PD Memaliaj.

Teksa zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë, janë shtuar takimet dhe organizimet e paligjshme te përfaqësuesve të maxhorancës në ambjente që shkelin pavarësinë institucionale. Sot është rregjistruar një rast flagrant i shkeljes së autonomisë arsimore dhe rjedhimisht edhe shkeljen e nenit nr 91 te Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Kandidatët për deputetë të Rilindjes Laert Duraj dhe Bledi Cuci, kanë hyrë në territorin e shkollës së bashkuar “Adem Alushi” në fshatin Krahës, duke zhvilluar miting elektoral në një kohë kur orari zyrtar i mësimit për nxënësit dhe mësuesit nuk kishte mbaruar.

Jo vetëm kaq, por për ta bërë më të lehtë popullimin e takimit elektoral, dy kandidatët e maxhorancës Laert Duraj dhe Bledi Cuci, kanë shfrytëzuar orën e mësimit të edukimit fizik të një klase të shkollës në fjalë. Njëri prej mësuesve të kësaj shkolle ka qenë organizatori dhe garanti i këtij takimi të paligjshëm organizuar në një prej anekseve të jashtme të shkollës që përdoret për lëndën e mësimit të edukimit fizik. Mitingu i sotem elektoral i kandidatëve Laert Duraj dhe Bledi Cuci, është në kundërshtim me nenin 91 të Kodit Zgjedhor dhe kritereve të Kopenhagenit, ku nuk lejon përdorimin e ambienteve shkollore, nxënësve apo mësuesve për qëllime elektorale.

Për sa më lart, i bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë për këtë shkelje të kryer nga kandidatët e PS për deputetë.

Njëkohësisht ftojmë OSBE si institucioni monitorues i procesit parazgjedhor dhe zgjedhor, të ndërhyjë për këtë skandal të paprecedentë në kundërshtim të plotë me normat dhe ligjet në fuqi dhe ku janë dëshmi e dëmtimit me qëllim të procesit dhe klimës parazgjedhore dhe provë e shkatërrimit të mundshëm të procesit zgjedhor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here