Skandali me patronazhistet/ Rama ka kurajo prej psikopati, mburret me krimin e tij , pas nje jave shqiptaret kane rastin e arte per te kthyer shpresen!

0
222

Nga Rezart Bejko

“Mesazhi im duke filluar nga Ilir Meta. Patronazhistëve tu merrni të keqen. Edhe mos e harroni. Patronazhistët ju njohin. Ne ju njohim juve dhe po vijmë pas jush. Do e shikoni pas 25 prillit se sa mirë ju njohim ne juve. Do e kuptoni pse ju kemi mundur ju mundim dhe do t’ju mundim. Sepse PS nuk është Edi Rama. Edi Rama është vetëm patronazhisti më i gjatë” Ky eshte mesazhi qe dha sot kryeministri ne nje nga aktivitetet e tij elektorale. Nuk besoj se ka patur kryeminister me delirant dhe nuanca psikopatie e te rrezikshem njekohesisht ne historine e shteteve moderne evropiane. Te pakten une nuk njoh njeri tjeter. Ndoshta te ngjashem ka patur ne Afrike apo Ameriken Latine por ky joni mbetet unik gjithsesi. Ka patur diktatore te rrezikshem por ishin serioze dhe te kujdesshem para publikut te gjere. Ka patur edhe populiste te cileve u kane plasur skandale, por mundoheshin te ishin serioz kur shfaqeshin para elektoratit te tyre. Silvio Berluskoni i quajti votuesit e majte “coglioni” po ky ishte vetem nje rast i shkeputur dhe retorike politike jo korrekte populiste, por vetem kaq. Kryeministri yne, pasi ka kryer nje veper penale nga me te rendat ne historine e demokracise ka edhe kurajon prej psikopati dhe pafytyresine te mburret me krimin e tij dhe te kercenoje viktimat e krimit te tij, praktkisht gjithe qytetaret shqiptare votues e jo votues te tij. Strategjia e tij e qeverisjes ka qene banalizimi i se keqes, pra kthimini ne normalitet i gjerave qe zakonisht konsiderohen skandale ne rastin me te mire dhe krime ne rastin me te keq. Zakonisht ka ndjekur tre hapa ne perpjekjet e tij per mbulimin e skandaleve deri sa arrihet ne fazen e trete te banalizimit te se keqes, apo krimit. Se pari, nese plas nje skandal reagimi i pare instiktiv eshte mohimi i te vertetes nepermjet “qenve dhe koneve besnike dhe pafytyre” te tipit Balla-Spiropali. Me pas, nese skandali vazhdon te dominoje faqet e para te medias, fillojne ta perpunojne mire duke u justifikuar se “keshtu bejne te gjithe” ose “jane bere edhe filma”. Ne rastin e te dhenave personale justifikimi gjoja me racional eshte se nje data baze e kane te gjitha partite i cili eshte krijuar nga kontaktet personale dere me dere. Ne fakt te gjithe e dime qe kjo nuk eshte e vertete: mua askush nga PS nuk me erdhi ketu jetoj te me kerkoje numrin tim personal te kartes se identitetit, e as numrin tim te telefonit, per ke kam votuar ne 2013-en apo per ke do te do te votoj ne keto zgjedhje. Numrin tim te telefonit e zoterojne vetem nje grusht i ngushte njerezish te rrethit familjar. Pothuaj gjysma e shqiptareve jetojne ne emigracion dhe as nje i mare, as nje supermen nuk do te shkonte dot dere me dere ne cdo vend ku jetojne shqiptaret te merte te dhenat e tyre. E megjithate, ne te dhenat qe patronazhistet zoterojne gjenden edhe numrat e telefonit te emigranteve edhe ID-te e tyre, vendbanimet, adresat etj. Ka vetem nje mundesi per te mbledhur te dhenat personale ne menyre kapilare: aplikimi ne portalin e-albania per te mare dokumente si certifikata apo leje kalimi ne rastin e emigranteve dhe aplikimi ne mase i shqiptareve residente ne Shqiperi per leje kalimi gjate pandemise. Ne fakt duhet pranuar, nese ka nje gje qe keta e kane bere mire, ky ka qene portali e-albania pasi ka zgjidhur shume probleme te shqiptareve, perfshi edhe te emigranteve. Edhe une personalisht e kam perdorur dhe kam mbetur i kenaqur nga sherbimi. Por edhe kjo pune e bere mire na del qe paska qene me qitje te larget: vjedhja edhe administrimi i te dhenave te shqiptareve per qellimet elektorale te partise-shtet. Ne fakt nese behet fjale per dicka qe con uje ne mullirin e tyre, keta e bejne shume mire ate pune. Si perfundim, edhe ata qe do ta votojne kete organizate kriminale te quajtur rilindje” e dine shume mire se te dhenat e tyre jane vjedhur dhe perpunuar pa konsesusin e tyre. Nuk e di sa i bezdis ata kjo gje, por shume shqiptare i ka shqetesuar shume. Hapi i trete i mbulimit dhe i justifikimit te krimit eshte banalizimi i tij nga vete kreu i “organizates” i cili mer ne mbrojtje ekzekutoret direkte ne terren te krimit, pra patronazhistet, te cilet i inkurajon te vazhdojne punen te qete, pasi shume prek tyre jane stepur ne punen e tyre nga shperthimi i skandalit dhe duke e konsideruar veten si njeri prej tyre, ose patronazhisti me i gjate. Te njejten strategji ndoqi edhe zghedhjen e njerzve te inkriminuar si kryebashkiake apo kandidate per deputete, banalizimin, talljen dhe kthimin ne normalitet. Te gjjthe e kane pare se si e thirri trafikantin e Kavajes, ne prezantimin e tij, duke i permendur te gjithe emrat, “Elvis, Ervis, Ervin a si te quajne ty”. Edhe pas plasjes se skandalit te inceneratoreve te dhene jo ne menyre thjesht korruptive, por kriminale, strategjia e tij ishte banaliziimi, pranimi dhe kthimi ne normalitet. Te nesermen e berjes publike te fakteve skandaloze shkoi ne Elbasan dhe ne menyre simbolike, para inceneratorit mbajti teakimin elektoral mbi “deputetin qe duam”. Ne fakt duhet pranuar de strategjia e tij diabolike dhe kriminale funksionon. Skandalet dhe veprat penale te kesaj qeverie ishin pothuaj te perditshme saqe publikut lodhet dhe gati i mpihet truri nga permast dhe numri i tyre. Ne gazetari eshte parim; dicka qe ndodh perdite kthehet ne dicka banale dhe nuk perben me lajm. Raportimi ne fakt nuk ka munguar, por ama humbet interesi sepse opinioni publik tashme e di qe ketu nuk ka asgje te re. Vjedhja e parase publike nga qeveritaret eshte gjeja me normale qe ndodh ne kete vend. Konseguencat qe sjell ky realitet dihen. E gjitha kjo con ne nje lloj depresioni shoqeror, humbje shprese, ne rastin me te mire, kur shikon qe dikush pasurohet ne menyre te frikshme nga nje dite ne tjetren dhe humbje te autostimes ne rastin me te keq, pranim te realitetit dhe kerkimi si shpetim largimi nga ky vend me idene tashme te njohur se ky vend nuk behet, por kjo eshte nje tjeter teme diskutimi. Ne fakt, pas nje jave shqiptaret kane nje rast te arte per te kthyer shpresen te pakten dhe per t’i dhene fund zhytjes se metejshme ne pusin pa fund te mjerimit qe ka hapur kjo organizate kriminale. Nuk them se pasketaj Shqiperia do te behet “kopesht i lulezuar buze Adriatikut”, por te pakten te futemi ne rrugen e normalitetit ku pasuria kombetare ndahet pak a shume per te gjjthe qytetaret dhe banalizimi i krimit dhe korrupsionit te frikshem, pra banalizimi i se keqes te marre fund nje here e mire.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here