Skandali me ushqimin /Nxënësit e Koto-Hoxhit denoncojnë/Byrek me miza dhe çmime që ndryshojnë çdo ditë!

Siguria ushqimore në vend mbetet një problem madhor.Një grup nxënësish nga shkolla 9-vjeçare Koto-Hoxhi kanë denoncuar tek JUGUnews.net faktin se si po mashtrohen çdo ditë nga shitësit e byrektoreve pranë shkollës së tyre.Sipas nxënësve shitësit i mashtrojnë me pretendimin se janë fëmijë dhe nuk kuptojnë duke iu ndryshuar çmimin produkteve që tregtojnë.Ndërsa për sa i përket byreqeve që blejnë ato rezultojnë të jenë ose me myk e miza ,ose vetëm bosh ndryshe nga porosia e tyre, fjala vjen byrek me mish apo djathë -sallam.Të shqetësuar nxënësit e kanë denoncuar këtë fakt duke pritur një zgjidhje nga instancat përkatëse pasi siç dhe ata pohojnë u rrezikohet shëndeti mbi të gjitha dhe paratë e marra prej familjarëve shkojnë në plehra bashkë me ushqimin. Më poshtë denoncimi i nxënësve :

(Byrek bosh)
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment