
Mania e Partisë Socialiste për të blerë votat ka shkuar në pikën e fundit; Në përdorimin e dhunës.
Mësohet se këtë të martë një punonjës i Bashkisë së Patosit është dhunuar fizikisht dhe shkak për këtë janë bërë pikërisht disa vota për zgjedhjet e 14 Majit.
Bato Dalipaj, është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes Petrit Pëllumbi, pasi ky i fundit i ka kërkuar në nënshkruaj një formular me vota të sigurta për kryetaren socialiste të bashkisë.
Në një deklaratë për mediat, punonjësi Dalipaj deklaron se përgjegjësi i bashkisë Petrit Pëllumbi i ka kërkuar të shkruaj 10 votues të sigurtë.
Në momentin që punonjësi nuk ka pranuar të nënshkruaj formularin, atëherë Pëllumbi e ka goditur disa herë me grushte, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë dhe në fytyrë.
Punoj 4 orarësh në komunale prej 10 muajsh. Petrit Pëllumbi në zyrë përgjegjës më kërkoi të shkruaja pjestarët e familjes në një formular. Unë nuk e firmosa pasi nuk jam 8 orarësh në punë. Ti s’më ke futur 8 orarsh, s’të fus më tha.
Erdhi nga pas më kapi nga supi dhe më goditi me 3 a 4 grushta dhe i gjakosur rash përtokë.
Më çuan në spital drejtori i ndërmarjës Artjoli s’bëra denoncim i thashë rash, gabimi im. Shkova në shtëpi tani u enjta dhe vendosa të bëj denoncim në polici.”, ka thënë gjat5ë fjalës së tij punonjësi i bashkisë.
Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim elektoral me mbështetësit në Patos ku prezantoi dhe kryebashkiaken socialiste.